Kreu i policisë së Çekisë, takim me Ardi Veliun, bisedime për bashkëpunimit mes dy policive

Aktualitet

Kreu i policisë së Çekisë, takim me Ardi Veliun, bisedime

Presidenti i Policisë çeke Gjeneral Major Jan Švejdar, ka zhvilluar një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Gjatë vizitës, Presidenti i Policisë Çeke ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Çekisë në Shqipëri, Jaroslav Ludva dhe Oficeri Ndërlidhës i Policisë Çeke, Adriatik Shino.
Veliu dhe Švejdar kanë vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin mes policive të dy vendeve dhe janë shprehur optimistë që marrëveshja e bashkëpunimit për patrullimet e përbashkëta mes dy vendeve të vihet në zbatim sa më shpejt.

Veliu ka falënderuar ambasadorin dhe oficerin e kontaktit për kontributin në forcimin e bashkëpunimit mes dy policive.
“Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit dhe eksperiencave është shtrirë në disa fusha, qoftë mes drejtorive kundër narkotikëve, në fushën e sigurisë rrugore dhe në drejtime të tjera, por pavarësisht këtij niveli bashkëpunimi duhet të punojmë që ta forcojmë më tej. Një rast shumë i mirë bashkëpunimi është dakordësia dhe gatishmëria për nënshkrimin e marrëveshjes për patrullimet e përbashkëta gjatë sezonit turistik që nisëm që vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë u pengua implementimi i saj. Shpresojmë që me përmirësimin e situatës kjo marrëveshje të jetëzohet. Ky është një rast i mirë që kolegët e të dy vendeve të shkëmbejnë eksperiencat dhe të mësojnë nga njëri-tjetri”, tha Veliu.

Švejdar u shpreh se bashkëpunimi i deritanishëm mes policive të dy vendeve do të thellohet akoma më shumë në vijim. Ai nënvizoi se Policia çeke do vijojë t’i ofrojë Policisë shqiptare ndihmën dhe eksperiencën e tyre. Švejdar ka siguruar Drejtor Veliun se punonjësit e Policisë çeke që do vijnë të patrullojnë në Shqipëri, do të jenë të pajisur me pajisjet me të mira që disponon Policia çeke.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion