Nuk ka paqe për Turqinë, një tjetër tërmet shkund vendin, ja sa ishte magnituda

Bota

Nuk ka paqe për Turqinë, një tjetër tërmet shkund

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur 36 km larg Kahramanmaras.

Sipas informacioneve në faqen e Qendrës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.5 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë provinca e Kahramanmaras.

Është konstatuar se tërmeti ka qenë në një thellësi prej rreth 1 kilometra, ndërsa nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale.

Një muaj nga tërmetet shkatërruese në Turqi e Siri, gati 46 mijë të vdekur vetëm në anën turke të kufirit e 6 mijë në krahun tjetër dhe mbi 13 mijë pas-lëkundje, njerëzit në zonat më të prekura ende jetojnë në frikë.

ME TE LEXUARAT