Zbulohet emri, kush është 55-vjeçari shqiptar i pla'gosur në Athinë mëngjesin e sotëm

Bota

Zbulohet emri, kush është 55-vjeçari shqiptar i pla'gosur
Eduart Mullaj, 55 vjeç nga Delvina, rezulton të jetë personi i plagosur në orët e para të ditës së sotme në Patisia të Athinës.

Sipas policisë greke, i plagosuri është shprehur se dy personat që e qëlluan me armë, po tentonin të vidhin motorrin e tij dhe për këtë arsye dhe hapën zjarr.

Megjithatë policia duket se nuk është e bindur me deklaratën e 55-vjecarit dhe dyshon se motivet janë të tjera. Për këtë po heton edhe një ngjarje të 1 muaji me parë, kur pati të shtëna me armë zjarri në të njëjtin vend por pa të dëmtuar.

Ngjarja e sotme ndodhi rreth orës 05.00 të mëngjesit jashtë banesës së 55-vjecarit, kur dy persona që udhëtonin me motorr hapën zjarr ndaj tij dhe u larguan.

Eduart Mullaj u transportua drejt spitalit ku rezulton jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia gjeti në vendngjarje tre gëzhoja dhe një predhë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion