U që'llua me silenciator në makinë/ Ekzekutohet Viktor Bardhit, zbulohet arsyeja, pse po kontrollohen 5 banesa të familjes Reçi

Aktualitet

U që'llua me silenciator në makinë/ Ekzekutohet Viktor
Me vendim të Gjykatës së Lezhës, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në pesë banesa të pjesëtarëve të familjes Reçi dhe personave të afërm apo të njohur të tyre, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së Viktor Bardhit.

Aksioni i ka pasur si objektiv kryesor gjetjen e provave materiale, mjeteve apo sendeve të tjera komprometuese që mund të lidhen me ekzekutimin e viktimës. Bardhi u qëllua për vdekje ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij nga persona ende të paidentifikuar, të cilët përdorën një armë zjarri të llojit pistoletë me silenciator.

Grupi hetimor po vijon punën në terren për sekuestrimin e çdo të dhëne dhe analizimin e të gjitha pistave të mundshme që lidhin përplasjet e mëparshme apo konfliktet mes palëve me këtë ngjarje të rëndë kriminale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion