Harta e re e botës / Serbia abstenon në OKB: Paraqitja e Kosovës si shtet i pavarur cenon interesat tona kombëtare

Bota

Harta e re e botës / Serbia abstenon në OKB: Paraqitja e Kosovës

OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë të Afrikës. 164 shtete votuan pro, vetëm SHBA-ja kundër dhe 6 shtete abstenuan.

Në mesin e atyre që abstenuan ishte edhe Serbia. Arsyeja për këtë është se harta e paraqitur në OKB e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

“Rezoluta e propozuar e përmirëson një padrejtësi historike, por e përdor projeksioni e Equal Earth, që e paraqet Kosovën si shtet më vete. Kjo shkon në kundërshtim me rendin tonë kushtetues dhe interesat kombëtare, dhe nuk mund të përkrahet as indirekt.

Përkrahja e një propozimi të tillë mund të keqpërdoret apo interpretohet si mbështetje për pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, ka thënë Ministria e Jashtme e Serbisë në një përgjigje me shkrim për BBC në serbisht.

Propozues i rezolutës ishte Togo, shtet afrikan që e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2014, por që sipas pretendtimit të Serbisë e ka tërhequr njohjen në vitin 2019.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion