Panik tek "Nënë Tereza", mbërriti në aeroport, por u ndje keq, humb jetën shtetasja e huaj

Aktualitet

Panik tek "Nënë Tereza", mbërriti në aeroport, por
Një 49-vjeçare me origjinë filipineze ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte ndjerë keq menjëherë pas mbërritjes në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Sipas Policisë, 49-vjeçarja kishte mbërritur në Shqipëri më 4 shtator dhe, pasi nuk ishte ndjerë mirë në aeroport, kishte marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor.

“Tiranë/ Më datë 05.09.2026, në spital ka ndërruar jetë një shtetase filipineze, 49 vjeçe, e cila më datë 04.09.2026 kishte mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” Rinas, ku nuk është ndjerë mirë.

Pasi ka marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor pranë Aeroportit, është transportuar me autoambulancë në QSUT, për ndihmë më të specializuar. Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion