Sekuestrimi i 34 pasurive, familjarët e Ervis Martinajt ankimojnë vendimin

Aktualitet

Sekuestrimi i 34 pasurive, familjarët e Ervis Martinajt ankimojnë

Familjarët e Ervis Martinajt kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së, për sekuestrimin e 34 pasurive të tij, dhe kërkon lirimin e tyre.

Ankimimi është depozituar në Aeplin e GJKKO, dhe pritet që sot të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit dhe caktimin e një date për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë me urdhër të SPAK u sekuestruan pasuritë e Martinajt dhe familjarëve të tij, pasuri që kapin vlerën e miliona eurove, pasi dyshohet se janë vënë nga aktiviteti kriminal.

Vendimi erdhi në kuadër të hetimeve për operacionin “Plumbi i Artë” pas arrestimit të Nuredin Dumanit.

Tre prokurorët e çështjes, Altin Dumani, Dolorez Musabelli dhe Behar Dibra kërkuan sekuestrimin e këtyre pasurive me argumentin se ata nuk e justifikojnë burimin e të ardhurave, kërkesë, e cila u pranua nga GJKKO.

Pasuritë e sekuestruara janë aksione kompanish, toka, prona, apartamente e makina.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion