“Nuk do ta harroj kurrë”, çfarë thotë Joe Biden për vrasjen e Osama Bin Laden 10 vite më parë

Bota

“Nuk do ta harroj kurrë”, çfarë thotë Joe

“Është një moment që nuk do ta harroj kurrë”. Kështu u shpreh  presidenti i SHBA Joe Biden të dielën në lidhje me vdekjen e Osama bin Laden, i cili u vra dhjetë vjet më parë në një sulm nga forcat speciale amerikane.

Joe Biden, atëherë zëvendës president i SHBA gjatë mandatit të Barack Obama, ishte në një dhomë të sigurt në bodrumin e Shtëpisë së Bardhë, më 1 maj 2011 dhe monitoroi drejtpërdrejt operacionin në Abbottabad, në Pakistanin verior, gjatë së cilës u vra shefi i Al-Kaida.

Forcat amerikane vranë Osama bin Laden në qytetin pakistanez herët në mëngjes më 2 maj 2011 në një operacion të fshehtë Geronimo.

Duke e kujtuar si moment të veçantë në karrierën e gjatë politike, Joe Biden në një deklaratë vlerësoi, “anëtarët e shërbimit të inteligjencës që e ndoqën atë, vendosmërinë e presidentit Barak Obama për të marrë një vendim dhe talentin dhe guximin e ekipit në terren”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion