Nis nga 1 korriku, ja si do të jetë certifikata dixhitale e vaksinimit për udhëtimet brenda BE

Bota

Nis nga 1 korriku, ja si do të jetë certifikata dixhitale e vaksinimit

Publikohet certifikata dixhitale e vaksinimit që hap rrugët në BE. Këshilli Europian dha ‘dritën jeshile’ ditë më parë për këtë mjet që do të jetë metoda e re e udhëtimeve, të paktën derisa pandemia të largohet.

Kartën në foto do e përdorin qytetarët grekë që kanë bërë vaksinën ndaj COVID-19 ose kohët e fundit kanë bërë një test PCR.

Greqia ishte e para që propozoi një model të ngjashëm për të lehtësuar udhëtimet brenda BE.

Tashmë me këtë kartë hiqen kufizimet brenda BE dhe qytetarët mund të identifikohen me këtë kartë e cila tregon automatikisht nëse qytetari që e disponon ka bërë vaksinën, ka bërë test PCR apo është rekuperuar nga COVID-19.

Nga 1 korriku gjithë qytetarët europianë që do e kenë këtë kartë dixhitale mund të kapërcejnë kufijtë lehtësisht me të.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion