Bojkotuan punën në Rinas, Gjykata e Tiranës merr vendimin për tre kontrollorët
Lajmifundit
/
10 April 2021, 10:28
Aktualitet

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë për 3 kontrollorët e Rinasit, duke lënë në burg Armando Fezga e Muhin Mezini dhe vendimin "arrest në shtëpi" për Flora Ndrecën.
Ditën e sotme, 3 kontrollorët e rinasit u përballën me gjykatën, të akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Ndërkohë, prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë kërkesën ndaj tre kontrollorëve, për Flora Ndrecës është kërkuar masa “arrest shtëpie”, ndërsa për dy të tjerët është kërkuar “arrest në burg”.
Kërkesa e dorëzuar nga prokurorët Marjeta Zaimi dhe Lidina Riza, do të shqyrtohet nga gjyqtari Arben Mickaj.


