Në gjendje të rëndë, burgu nuk lejon mjekët të vizitojnë Alexey Navalny

Bota

Në gjendje të rëndë, burgu nuk lejon mjekët të

Gjendja e opozitarit rus Alexey Navalny është rënduar, ndërsa mjekët e tij bëjnë me dije se nuk janë lejuar nga burgu që ta vizitojnë. Ka qenë mjekja e tij personale që ka folur për këtë shqetësim. Dr. Anastasia Vasilyeva tha se bashkë me tre ekspertët e tjerë mjekësorë, shkuan të bëjnë vizitën e radhës tek Navalny, por iu ndalua të hynin brenda.

Përmes një postimi në Tëitter, Vasilyeva shkruan: “Është një mungesë respekti dhe një tallje me mjekët. Jeta dhe shëndeti i Navalnit janë qartësisht në rrezik.”

Ndërkohë kujtojmë se këto ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, pas javësh në grevë urie. Kritiku i Kremlinit nuk pranon të ndalojë grevën, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion