I penduar? Zbulohet letra që Princ Harry i ka shkruar babait të tij

Showbiz

I penduar? Zbulohet letra që Princ Harry i ka shkruar babait të tij

Mediat britanike kanë shkruar se princ Harry i ka shkruar një letër babait të tij, Princ Charles. Sipas mediave, letra është shkruar dhe dërguar para vdekjes së gjyshit të tij, Princ Filip. Sipas “Mirror”, Duka i Sussex në letër ka shprehur keqardhjen e tij për gjendjen e gjyshit të tij, teksa po luftonte për jetën.

 

Sipas mediave, kjo letër e princit, kishte për qëllim që të rikthente komunikimin që ka pasur dikur me familjen e tij, por, duket se ky qëllim është ende larg, pasi familja e tij, përfshirë babanë e tij, nga intervista historike, janë lënduar shumë. Familja Mbretërore, më shumë Princ Charles, janë lënduar nga akuzat për racizëm, ndaj nipit.

I penduar? Zbulohet letra që Princ Harry i ka shkruar babait të tij

Sipas “Mirror”, letra e Harryt, nuk ka qetësuar asnjë tension në familje, por mësohet se kur ai mori pjesë në varrimin e gjyshit të tij, situata ishte e butë, një hap, për të arritur të pajtohet me familjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion