Ndodhi edhe kjo! Një indonezian doli me Covid-19, u maskua si gruaja e tij për të udhëtuar
Një rast i padëgjuar ka ndodhur në Indonezi. Një burrë, i infektuar me Covid-19, nuk i lejohej të udhëtohet, ndaj u detyrua që të mashtrojë. Ai është maskuar si gruaja e tij, i veshur me një nikab që i mbulon fytyrën dhe mbante letërnjoftim të rremë dhe një rezultat negativ të testit PCR.
Policia thotë se një stjuardesë në bordin e një aeroplani Citilink që udhëtonte nga Xhakarta për në Ternate në provincën Maluku të Veriut të dielën, vuri re burrin që ndërronte rrobat në tualet. Pas kësaj, policia e çoi atë për një test për COVID-19, i cili doli pozitiv. Burri aktualisht është vetë-izoluar në shtëpi dhe policia tha se hetimi do të vazhdojë.


