Musk ‘ndërhyn’ edhe në Australi, kryeministri Albanese: Zgjedhjet federale i përkasin vetëm australianëve!
Kryeministri australian Anthony Albanese i ka dërguar një mesazh të ashpër Elon Musk, duke i bërë thirrje që të mos ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme të vendit, që do të mbahen në maj.
Musk është shfaqur që nga vera e kaluar si një nga mbështetësit më të zjarrtë të Donald Trump, duke fituar një vend në rrethin e brendshëm të presidentit të zgjedhur të SHBA.
“Ne kemi ligje kundër ndërhyrjeve të huaja në këtë vend. Zgjedhjet në Australi është një cështje që u përket vetëm australianëve”, tha Albanese.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Deklarata vjen ndërsa Australia përgatitet për zgjedhjet që pritet të mbahen në maj.
Sipas Politico, Musk tashmë është përfshirë në polemika me qeverinë australiane. Shtatorin e kaluar ai i quajti australianët “fashistë”, duke reaguar ndaj legjislacionit që synon rregullimin e dezinformatave në mediat sociale.