Moti në Britani, paralajmërohen përmbytje dhe reshje të rrëmbyeshme

Bota

Moti në Britani, paralajmërohen përmbytje dhe reshje të

Parashikuesit e motit në Britani kanë paralajmëruar se shirat dhe stuhitë mund të sjellin përmbytjë në Anglinë Jugore dhe Uells.

Sipas tyre, pritet që reshjet e shiut të shkojnë deri në 80 mm .

Zonat që mund të përfshihen nga përmbytjet janë: Cardiff, Gloucestershire, Hampshire, Oxfordshire dhe Londër - megjithëse parashikuesit thanë se disa zona të përfshira në paralajmërim mund të mos shohin fare shi.

Përmbytjet kanë goditur tashmë Isle of Wight, ku raportohet deri në 120 mm shi i regjistruar pranë qytetit Ventnor.

Hekurudha Jugperëndimore u bëri thirrje klientëve të presin vonesa për udhëtimet e tyre, ndërsa Hampshire dhe Isle of Wight Fire and Rescue Service i këshilluan ata që preken nga përmbytjet të lëvizin sendet e tyre me vlerë lart dhe të bëjnë atë që munden për të mbajtur elektronikën e tyre larg ujit.

 

ME TE LEXUARAT