Debat në parlamentin italian, deputetët kundër "Green Passport"

Bota

Debat në parlamentin italian, deputetët kundër "Green

Pasaporta e vaksinimit po shkakton debat në Parlamentin Italian. Anëtarët e partisë Vëllezërit e Italisë mbajtën një protestë kundër "Green Pass".

Rastet e reja me Covid-19, sa vijnë dhe rriten.

Italia së shpejti do të kërkojë që njerëzit të kenë marrë të paktën një dozë vaksine, të jenë shëruar nga sëmundja në gjashtë muajt e fundit ose të kenë dëshmi të një testi negativ të kryer në 48 orët e fundit për të hyrë në vendet si palestrat, muzetë dhe restorantet e brendshme në një përpjekje për të shmangur një kthim në bllokimet pandemike shkatërruese për ekonominë.

Nga 6 gushti, njerëzit duhet të kenë një Green Pass për të ngrënë në tavolina brenda restoranteve ose kafeneve, për të shkuar në filma, ngjarje sportive, kazino, panaire të qytetit ose vende të tjera të kohës së lirë.

Lideri i Vëllezërve të Italisë Giorgia Meloni është i vaksinuar, por po kundërshton kufizimet për ata që nuk janë të vaksinuar.

ME TE LEXUARAT