Përdorte magazinën industriale për të kultivuar kanabis, prangat 24-vjeçarit shqiptar në Spanjë

Bota

Përdorte magazinën industriale për të kultivuar kanabis,

Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë spanjolle, pasi përdorte magazinën industriale si plantacion për të kultivuar kanabis.

Denoncimi është bërë nga një institucion që ndodhej aty pranë, për shkak të erës së rëndë që dilte prej magazinës.

Pasi filloi hetimi u zbuluan se kush qendronte pas këtij aktiviteti të paligjshëm. Kur agjentët hynë dhe kontrolluan magazinën, të ndarë në 5 dhoma, ata sekuestruan 820 bimë marijuane me një lartësi të përafërt prej 60 centimetra, 203 transformatorë elektrikë, 150 llamba, 6 kondicionerë, 6 filtra të ajrit të kondicionuar.

Shqiptari i arrestuar po hetohet për trafik droge dhe për mashtrim të shtetit lidhur me energjinë elektrike, pasi e vidhte atë nga ambiente të tjera afër fabrikës.

ME TE LEXUARAT