Moti i keq në Rusi, përmbyten 650 shtëpia, shemben 5 ura automobilistike (Video)
Lajmifundit
/
23 July 2021, 10:23
Bota

Pas Gjermanisë, Belgjikës dhe Kinës, viktimë e përmbytjeve masive është edhe Rusia. Mësohet se reshjet e vazhdueshme kanë përmbytur rajonin e Zabaykalsky, ku fatmirësisht nuk ka viktima.
Por, shkruajnë mediat ndërkombëtare, dëmet materiale janë të shumta.
Aktualisht, janë shembur 650 shtëpia dhe janë shembur 5 ura automobilistike.“Më 23 korrik 2021 në orën 09:00 të mëngjesit, u mor informacion nga një oficer detyre i Hekurudhave Ruse se një urë hekurudhore u shemb pas reshjeve të mëdha në vijën e rrjedhës Kuenga-Ukurey të Rrjetit Hekurudhor Trans-Siberian”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga autoritetet.


