"Rebelimi" i kontrollorëve, Rama lëviz drejtuesin e "Albcontrol", ndryshime edhe në KESH dhe ARRSH

Politikë

"Rebelimi" i kontrollorëve, Rama lëviz drejtuesin e

Ish-zv.ministri i Infrastrukturës Hantin Bonati është emëruar në krye të ‘Albcontrol’.

Vetëm pak ditë në parë Bonati u lirua nga detyra me një vendim qeverie si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Bonati e mbante detyrën si zv. ministër i MIE që nga tetori i vitit 2017.

Rikthejmë në vëmendje grevën e kontrollorëve të "Albcontrol" e cila solli pezullimin e të gjitha fluturimeve në Rinas.


60 kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl thuajse njëkohësisht shpallën paaftësinë e tyre në punë duke firmosur një dokument se kanë stres për shkak të kushteve të vështira financiare të tyre, si pasojë e uljes së pagës nga 4400 dollarë në 2400 dollarë .

Ndërsa Ergys Verdho është shkarkuar si kreu i ARRSH dhe është emëruar drejtor i KESH.

Në vend të tij, Autoritetin Rrugor Shqiptar do ta drejtojë Evis Berberi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion