Moska kalon çdo pritshmëri, thirrje qytetarëve: Nëse merr vaksinën anti- Covid do fitosh një makinë

Bota

Moska kalon çdo pritshmëri, thirrje qytetarëve: Nëse merr

Vaksina është shpresa e vetme për të mundur Covid-19, por janë të shumtë qytetarët që nuk besojnë në efektshmërinë e saj. Për këtë situatë, kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin u ka ofruar banorëve mundësinë për të fituar një makinë, nëse ata vaksinohen.

Ndërkohë që pak ditë më herët, qeveria kërkoi përshpejtimin e vaksinimit. “Nga 14 qershori deri më 11 korrik 2021, qytetarët që marrin dozën e tyre të parë të vaksinës do të bëhen pjesëmarrës të një lotarie makinash. Çdo javë do të fitohen pesë makina, secila me vlerë rreth 1 milion rubla, por sigurisht që fitimi kryesor për ata që vaksinohen nuk mund të krahasohet me asnjë makinë, është shëndeti i tyre dhe paqja”, tha kryebashkiaku.

Aktualisht në Rusi, 18 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion