Aksident në Tiranë-Elbasan, nënë e bir përfundojnë në spital

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Elbasan, nënë e bir përfundojnë
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Elbasan, ku V. Z., 45 vjeçe ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe djali i saj 18 vjeç.

“Rreth orës 08:15, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, shtetasja V. Z., 45 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar 45-vjeçarja dhe djali i saj 18 vjeç, pasagjer në automjet. Të dy të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion