Zgjedhjet në PD, Xhaferraj i përgjigjet Shehajt: Po, janë dy lista, por…

Politikë

Zgjedhjet në PD, Xhaferraj i përgjigjet Shehajt: Po, janë dy

Disa orë pas akuzave të kandidatit Agron Shehaj se në Durrës ka dy lista votuesish ka ardhur reagimi i kreut të PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj. Ai ka thënë se janë dy lista, një që ka ardhur nga Tirana me 2900 anëtarët e PD dhe lista tjetër është ajo e emrave që mund të votojnë me kartën e anëtarësisë, të cilët lejohen të votojnë me kartë.

"I gjithë procesi ka qenë model me një standard europian demokracie, është vlerë për PD dhe shoqërinë shqiptare, edhe dita sotme ka qenë model. E pash prononcimin e Shehjat dhe pyeta përfaqësuesit e tij këtu të tij, por pretendimi i tij nuk qëndron.

 Janë dy lista e vërtet, por njëra është ajo e ardhur nga Tirana dhe tjera ka të bëjë në bazë të udhëzimeve është lista e atyre anëtarëve që votojnë me kartë dhe emrat e tyre futen në këtë listë shtesë.  Është lista me 2900 e ca anëtarë që vjen nga Tirana dhe lista me ata që kanë kartën e anëtarësisë por që kanë kohë që nuk janë aktiv . Komisioni fotokopjon kartën e anëtarësisë dhe është  tërësisht i integruar në proces të rregullt", tha Xhaferraj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion