Tregon efikasitetin e vaksinave kundër Covid-19, mjekja shqiptare: Kompania kineze në vend të fundit

Aktualitet

Tregon efikasitetin e vaksinave kundër Covid-19, mjekja shqiptare: Kompania

Ditën e sotme, kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg ka njoftuar të gjithë për efikasitetin e vaksinave që janë në treg, gati për të luftuar Covid-19. Në një intervistë televizive, Dollenberg tha se në krye të listës është BioNTech, me 95% efikasitet, pasuar nga Moderna, AstraZeneca, vaksina ruse, e në fund vaksina kineze, me efikasitet 55 deri në 85%.

 “Duke u bazuar tek të dhënat që kemi nga studimet e bëra mbi këto vaksina dimë që BioNTech shënon një efikasitet 95%, pra deri tashmë është vaksina më e sigurt.

Por njëkohësisht ka edhe çmimin ndër më të lartët. Pastaj vjen Moderna me një efikasitet që shkon deri në 93%, pastaj është AstraZeneca që ka një efikasitet që shkon deri në 86%.

Më pas vjen vaksina ruse, që ndryshe nga vaksina kineze ka disa data transparente, të cilët ne si mjekë dhe akademikë mund t’i referohemi. Efikasiteti i saj shkon në mbi 80%.

Ndërsa vaksina kineze, vetëm në bazë të të dhënave që kemi nga vaksinimi i popullatës, ku kjo vaksinë është dhënë si donacion, janë 70 vende që e kanë dhënë tashmë vaksinën kineze, vijon efikasiteti nga 55% deri në 85%, Pra, kjo është radha e efikasitetit dhe tolerancës për të gjitha vaksinat që ekzistojnë.

Dua të theksoj se patjetër EMA është një strukturë kompetente dhe neutrale, por njëkohësisht e ka monopolizuar pak këtë licencimin, kështu që shumë vende do vendosin ta marrin vaksinën edhe nëse nuk është vula e EMA”, bëri të ditur mjekja shqiptare në Gjermani.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion