Miratohet ligji kundër reklamave që “promovojnë” homoseksualitetin në Hungari

Bota

Miratohet ligji kundër reklamave që “promovojnë”

Partia e Kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban ka paraqitur një projektligj të ri në parlament, i cili parashikon se “reklamimi” i homoseksualitet nuk do të lejohet më.

Ky ligj përfshin edhe ndalimin e librave arsimorë, që flasin rreth temës.

Partia qeverisësë planifikon të ndalojë “reklamimin” e homoseksualizmit ose ndryshimin e gjinisë, për grupmoshën e mitur.

Projektigji, i cili u prezantua në parlament të enjten u kritikua rëndë nga disa organizata joqeveritare.

Në të ardhmen do të ndalohen të gjitha reklamat nga firmat e mëdha, të cilat do të shprehin solidaritet me këtë temë, si dhe librat arsimorë mbi të.

Një aleancë e pesë organizatave joqeveritare ndër to dhe Amnesty International deklaruan, se nëse propozimi miratohet nga parlamenti do të kufizohet rëndë liria e shprehjes dhe të drejtat e fëmijëve.

Sipas tyre partia Fidezs po kopjon “modele diktatoriale që janë në kundërshtim me vlerat evropiane”.

Ato gjithashtu paralajmëruan, se qeveria po kthehet kundër qytetarëve të saj duke ndjekur hapat e Rusisë dhe të Kinës.

Në Hungari në dhjetor u miratua një tjetër ligj, i cili kufizon të drejtat e homoseksualëve.

Ligji përcakton gjithashtu se gjinia e lindjes nuk mund të ndryshohet dhe ndalon homoseksualët të birësojnë fëmijë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion