Po punonte në lokal, vetëplagoset me thikë 29-vjeçari në Durrës

Aktualitet

Po punonte në lokal, vetëplagoset me thikë  29-vjeçari

Një 29-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me thikë në ambientet e lokalit ku punonte.

Ngjarja ka ndodhur këtë të premte në lagjen nr.13 në Durrës.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë shtyrë të riun të ndërmarrë këtë veprim, ndërsa bëhet me dije se pas ndërhyrjes së policisë, 29-vjeçari L.R., është transportuar menjëherë në spital ku edhe po merr ndihmën mjekësore.


Durrës/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2021, rreth orës 17:30, në lagjen nr.13, Durrës, në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se  është vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT