Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë: Wagner po trajnon ushtrinë tonë

Bota

Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë: Wagner po trajnon ushtrinë

Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë, ka bërë me dije se, luftëtarët e grupit ushtarak privat rus, Wagner, po trajnojnë luftëtarë bjellorusë. Stërvitjet po zhvillohen pranë qytetit Osipovichi, rreth 90 kilometra  në jug të kryeqytetit Minsk.

 

“Rekrutët mësojnë aftësitë e lëvizjes në fushën e betejës dhe të shtënave taktike, duke fituar njohuri në trajnimin inxhinierik dhe mjekësinë taktike,” tha ministria të premten, duke shtuar se luftëtarët e Ëagner vepruan si instruktorë në një numër disiplinash ushtarake.


Pas rebelimit të dështuar të grupit Wagner, luftëtarëve mercenar iu dha mundësia të nënshkruanin kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes Ruse, të shkonin në Bjellorusi ose të ktheheshin në shtëpi.

 

Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, që në momentet e para të mbërritjes së Wagner në territorin e tij, njoftoi mundësinë e trajnimeve të ushtrisë vendase nga grupi rus.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion