A ka ndryshim mes rastit të Ahmetajt dhe Tahirit? Rama: Disa vite më parë ishim të bindur që...

Politikë

A ka ndryshim mes rastit të Ahmetajt dhe Tahirit? Rama: Disa vite më

Gjatë deklaratës në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, kryeministri Edi Rama bëri një krahasim me atë të disa viteve më parë, duke iu referuar rastit të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Rama u shpreh se disa vite më parë ishte i bindur se kërkesa e prokurorisë duhej refuzuar duke shtuar se erdhi në Kuvend si lexuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim. Ndërsa në rastin e Ahmetajt, theksoi ai, SPAK i ka vënë përpara një dosje voluminoze.


“Nuk më takon mua të them nëse Arben Ahmetaj është fajtor apo i pafajshëm, por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë, kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar dhe ashtu bëmë, rasti i sotëm ishte një rast kur kërkesa e prokurorisë duhej miratuar pa asnjë ndryshim.

Sepse ndryshe nga atëherë, kur Prokuroria erdhi në Kuvend si lexuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim, këtë herë na u vu përpara dosja e një pune ë hetimore. Në mos e provoftë fajësinë e deputetit, çka mund dhe do ta thotë vetëm gjykata, ajo dosje krijon përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme, për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK-u për Kuvendin”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion