“Ishim shokë”, zbardhet dëshmia e 45-vjeçarit shqiptar që ekzekutoi bashkatdhetarin në Selanik

Bota

“Ishim shokë”, zbardhet dëshmia e 45-vjeçarit

Është zbardhur dëshmia e 45-vjeçarit shqiptar që ekzekutoi me armë zjarri bashkatdhetarin e tij, Shpëtim Bajrami, pranë një karburanti në Selanik mesditen e së enjtes. Ai u vetëdorëzua në policinë greke një ditë pas krimit i shoqëruar nga avokati i tij.


“Isha shok me viktimën mes nesh pati një sherr”, ka deklaruar babai i tre fëmijëve sipas Protothema.gr.

Autori dhe viktima po pinin kafe mesditen e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

Autori, nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.


“Bëra punën, më jep lekët”

Prishja e pazareve të drogës mendohet të jetë shkaku i vrasjes së Shpëtim Bajramit.

Sipas mediave greke, 50 vjeçari nga Elbasani udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë 

Ai kishte mbërritur nga Shqipëria në Greqi vetëm një ditë para se të ekzekutohej nga bashkëatdhetari i tij.

Sipas tyre, viktima përdorte itenerarin Shkup -Pogradec dhe kthehej në Greqi përmes Kapshticës.

Edhe pse policia shqiptare kishte informacion se Shpëtim Bajrami ishte përfshirë në trafikun e drogës, ai nuk rezulton me precedentë në Shqipëri e Greqi.

Ndërkaq autori i vrasjes, sipas medias greke “IEfimerida”, është i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit dhe rezulton i dënuar në Greqi për drogë.

Dëshmitarë të sherrit së viktimës me autorit në një lokal në zonë para vrasjes treguan çfarë diskutuan me njëri-tjetrin

“E kam bërë punën, më jep lekët”, iu është drejtuar Shpëtim Bajrami, autorit. Ndërsa ky i fundit iu është përgjigjur: “Unë ti kam dhënë, nuk të kam asgjë borxh.”

Autori qëlloi Shpëtim Bajramin nga brenda një “Peugeo” e zezë, e cila rezulton në pronësi të Elena Kurtit, një 48 vjeçare nga Elbasani, e cila dyshohet për trafik droge.

Hera e fundit që ky automjet ka hyrë në Greqi me drejtuese Elena Kurtin, ka qenë data 29 qershor përmes kufirit të Kapshticës.

Përveç mjetit tip “Peugeot” me targa NKN5671, autori i vrasjes dyshohet se lëviz edhe me një “Ford Fiesta” blu, një “Hyndai Getz” dhe një furgon “Citroen” ngjyrë e bardhë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion