Mbytja e nënës 20-vjeçare në Greqi, autorët po kërkohen në tre shtete, përfshirë edhe Shqipërinë

Bota

Mbytja e nënës 20-vjeçare në Greqi, autorët po

Kur kanë kaluar një muaj nga vrasja e studentes britanike në Greqi, autoritet janë duke kërkuar për autorët në tre shtete, Shqipëri, Bullgari dhe Rumani.

Mediat në shtetin helen, raportojnë se policia greke ka kontaktuar ambasadat e vendeve specifike, në mënyrë që të lehtësojë procedurat, të anashkalojë burokracinë dhe të kontrollojë menjëherë të dyshuarit.

Kjo lëvizje e autoriteteve greke vjen pasi bashkëshorti i Caroline, i cili ishte i pranishëm në momentin e krimit, nuk ka arritur dot të identifikojë të dyshuarit që i janë treguar nga policia.

Analistët që merren me kriminalistikën dyshojnë  se autorët janë larguar për të plaçkitur në pjesë të tjera të Ballkanit.

Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania konsiderohen si tre vendet e mundshme për këtë dhe ka filluar një proces i shpejtë për identifikimin e të dyshuarve.

Një grup specialistësh të policisë greke janë takuar me ambasadoren shqiptare në Greqi  në mënyrë që të merren me shumë informacione.

E njëjta gjë pritet të ndodhë në 24 orët e ardhshme me ambasadorët e Rumanisë dhe Bullgarisë.

ME TE LEXUARAT