Iu ngatërruan flokët te mikrofoni, këngëtarja rrëzohet në skenë gjatë koncertit (VIDEO)

Një incident i papritur ka ndodhur gjatë koncertit të këngëtares kanadeze Alanis Morissette në Los Angeles, më 11 nëntor. Artistja 52-vjeçare u rrëzua në skenë teksa këndonte dhe kërcente nën ritmin e hitit të saj “Uninvited”, publikuar në vitin 1998.
Alanis Morissette, 52, TUMBLES on stage mid-twirl Her hair got caught in the microphone, sending her flat on her back ‘Yeah, maybe it’s time to calm down,’ one fan wrote https://t.co/cuYjrjZXUe
— RTVisual (@RT_Visual_on_X) November 13, 2026
Në pamjet e publikuara nga koncerti, Morissette shihet duke u rrotulluar në skenë, kur flokët iu ngatërruan në bazën e mikrofonit. Kjo bëri që mbajtësja e mikrofonit të përmbysej dhe këngëtarja të përfundonte në dysheme.
Megjithatë, incidenti nuk e ndali performancën e saj. Morissette u ngrit menjëherë, vazhdoi të kërcente dhe përfundoi koncertin pa ndërprerje, duke treguar se nuk e la momentin e sikletshëm t’ia prishte atmosferën.
Rrëzimi u komentua me humor në rrjetet sociale, por vëmendjen më të madhe e mori reagimi i këngëtares, e cila e kaloi situatën me sportivitet. “Arriti sërish ta bënte të dukej diçka fantastike”, shkroi një përdorues, ndërsa të tjerë e vlerësuan për mënyrën se si u ngrit dhe vazhdoi performancën.

