Mbi 39 mijë të prekur nga koronavirusi në Indi, qindra të vdekur në 24 orë
Lajmifundit
/
25 July 2021, 10:01
Bota

India ka raportuar 39, 742 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 535 pacientë humbën jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 420, 551 viktima.
Situata epidemiologjike në Indi vijon të jetë shqetësuese, ndërsa përhapja e varianteve të reja gjithashtu ka shtuar rrezikun e rritjes së infeksioneve.


