Masakër e përgjakshme në Burkina Faso, xhihadistët vrasin të paktën 160 persona

Bota

Masakër e përgjakshme në Burkina Faso, xhihadistët vrasin

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga një sulm terrorist në një fshat në veri të Burkina Faso u rrit në 160 viktima , konfirmojnë  burimet e sigurisë së vendit.

Në orët e para të së shtunës, terroristët bastisën fshatin Yagha në rajonin verior të Sahelit, duke hapur zjarr ndaj banorëve dhe fshatarëve.

Pas sulmit, Presidenti Roch Marc Christian Kabore njoftoi tre ditë zie kombëtare duke filluar të shtunën në mbrëmje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendi i Afrikës Perëndimore është dëmtuar nga sulme të përsëritura terroriste që kanë marrë qindra jetë në pesë vitet e fundit duke u përballur me një krizë serioze humanitare.

Vendet e Sahelit Burkina Faso, Niger dhe Mali janë në epiqendrën e një prej krizave të zhvendosjes dhe mbrojtjes me rritjen më të shpejtë në botë.

 

ME TE LEXUARAT