Ursula von der Layen telefonon Kurtin dhe Vuçiç: Ulni tensionet dhe rikthehuni në dialog

Kosovë&Rajon

Ursula von der Layen telefonon Kurtin dhe Vuçiç: Ulni tensionet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen i ka kërkuar president serb Aleksander Vuçiç që t’i rikthehet dialogut me Kosovën.

Von der Layen njoftoi përmes Tëitterit se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vuçiç, ku ka biseduar për rolin e Serbisë në depërshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Ajo i ka kërkuar kreut të qeverisë serbe që ai t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

“Fola me presidenti Vuçiç sot për rolin e Serbisë depërshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Kërkova nga ai që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, shkroi kreu i KE.

Gjatë paradites së sotme, Ursula von der Layen ka zhvilluar edhe një bisedë me kryeministrin kosovar Albin Kurti, ku i ka kërkuar të njëjtën gjë si presidentit serb Aleksander Vuçiç.

Ajo njoftoi se kishte biseduar me Albin Kurtin dhe i ka theksuar nevojën urgjente për deskalim dhe kthim në dialog.

“Fola me kryeministrin Albin Kurti këtë mengjes. Theksova nevojën urgjente për deskalim dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të flas me presidentin Vuçiq më vonë sot”, shkroi von der Layen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion