Lufta anti- Covid, Izraeli nis sot vaksinimin e fëmijëve 12-15 vjeç

Bota

Lufta anti- Covid, Izraeli nis sot vaksinimin e fëmijëve 12-15

Që nga mëngjesi i sotëm fëmijët prej 12 deri në 15 vjeç në Izrael kanë filluar të vaksinohen kundër koronavirusit të ri (COVID-19). Në kuadër të vendimit të marrë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se në mesin e personave që do të vaksinohen kundër COVID-19 janë përfshirë edhe fëmijët e moshës 12-15 vjeç.

Që nga mëngjesi fëmijët e përfshirë në këtë grup moshë kanë filluar të marrin dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19. Në Izrael i cili në proporcion me popullatën është vendi ku janë aplikuar më shumë vaksina kundër COVID-19 në botë, ka 600 mijë fëmijë të moshës 12-15 vjeç.

Në Izrael i cili ka një popullsi prej rreth 9.3 milionë banorë deri më sot 5 milionë e 455 mijë persona e kanë marrë dozën e parë ndërsa 5 milionë e 137 mijë të tjerë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Falë vaksinimit Izraeli ka arritur të vendos nën kontroll pandeminë dhe që nga muaji shkurt në vend kanë filluar të lirohen masat kundër COVID-19. Në këtë vend më 19 prill është hequr edhe detyrimi i vendosjes së maskës në ambientet publike/AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion