Kundër anëtarësimit të Palestinës në OKB, SHBA vendos "veton" në Këshillin e Sigurimit

Bota

Kundër anëtarësimit të Palestinës në OKB, SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë votuar kundër anëtarësimit të Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kjo ka bllokuar njohjen e një shteti palestinez nga organizata.

Votimi në këshillin e sigurisë prej 15 anëtarësh ishte 12 pro, SHBA kundër dhe dy abstenime, Britania e Madhe dhe Zvicra.

Zyrtarët amerikanë kishin shpresuar se Uashingtoni mund të shmangte përdorimin e vetos.

Përpara votimit, diplomatët thanë se misioni amerikan ishte përpjekur të bindte një ose dy anëtarë të tjerë të këshillit që të abstenonin, por nuk ia kishin arritur.

Uashingtoni e justifikoi veton me faktin se njohja e një shteti palestinez duhej të ishte rezultat i negociatave në të gjitha aspektet, për të ndihmuar arritjen e një paqeje në Lindjen e Mesme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion