“Koka” e “Cosa Nostras” planifikoi të vriste vjehrrën me të dashurën, si u zbulua plani i tij

Bota

“Koka” e “Cosa Nostras” planifikoi të vriste

Zbulohen detaje të reja nga jeta e errët e ‘kokës’ së ‘Cosa Nostra-s’, Matteo Messina Denaro, i cili kishte planifikuar të vriste vjehrrën ose ndryshe siç shkruajnë mediat italiane, gjyshen e vajzës së tij, Lorenza.

Plani i vdekjes ishte përcaktuar nga kontrastet e lindura mes ish-partneres së Messina Denaro, Franca Alagna dhe familjes së tij. Të dhëna të cilat sipas bosit mafioz të arrestuar më 16 janar 2023, do të ishin shkaktuar pikërisht nga Filippina Polizzi, nëna e Alagna. Gjyqtarët zbulojnë planin e vdekjes, i cili nuk u realizua kurrë, duke nisur nga një mesazh i datës 15 dhjetor 2022 mes të arratisurit të atëhershëm dhe Bonafede.

“Bonafede la të kuptohet se Messina Denaro kishte planifikuar të vriste Filippina Polizzi, që konsiderohej arkitektja e vërtetë e konflikteve familjare”.

Në shënimin e cituar nga gjyqtarët, Bonafede, duke iu referuar një komunikimi të mëparshëm me bosin mafioz, thotë se “Provat tregojnë planin e tij për të vrarë vjehrrën. Pikërisht në vijim të konflikteve me familjen e të atit, Lorenza u largua nga shtëpia ku jetonte me nënën e saj. Vetëm pas arrestimit vajza dhe kumbari i Castelvetrano u afruan sërish.’

 

ME TE LEXUARAT