Kishte dalë për ecje me familjen, 71-vjeçarja bie për vdekje nga shkëmbi 70 metra i lartë

Bota

Kishte dalë për ecje me familjen, 71-vjeçarja bie për

Një 71 vjeçare ka rënë për vdekje nga një shkëmb 70 metra i lartë në Turqi.

E gjithë ngjarja është filmuar në mënyrë rastësore nga dhëndri i saj alpinist.

Kadir Sahiner ishte duke filmuar peisazhet, teksa kishte dalë për ecje me familjarët në male në Tepokov, në provincën e Artvin.

Teksa filmonte, vjehrra e Kadir ishte ulur në një shkëmb e po shikonte pamjen. Ajo humbi ekuilibrin dhe ra nga shkëmbi.

Familja e saj, përfshirë bashkëshortin Mehmet Karademir, vajzën Ayla dhe mbesa Ceren, ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndë.

ME TE LEXUARAT