Ledri Vula shfaqet në protestë krah djemve të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë&Rajon

Ledri Vula shfaqet në protestë krah djemve të ish-krerëve

Në ditën e pestë të protestës në Prishtinë, qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në sheshin e kryeqytetit, në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Mes pjesëmarrësve është parë edhe reperi Ledri Vula, i cili është bërë pjesë e tubimit të së dielës.

Në pamjet nga protesta, Ledri shihet duke u përshëndetur me Endrit Thaçin, djalin e Hashim Thaçit si dhe me Klestor Veselin, djalin e Kadri Veselit.

Protesta është shoqëruar me flamuj kuqezi dhe pankarta, derisa në qendër të turmës është shpalosur një flamur gjigant shqiptar.

Tubimi vazhdon në sheshin e Prishtinës, teksa Policia e Kosovës ka angazhuar forca shtesë për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe menaxhimin e trafikut.

Paraqitja e Vulës vjen në vazhdën e artistëve dhe figurave publike që ditët e fundit janë bërë pjesë e protestave dhe aktiviteteve në mbështetje të çlirimtarëve.

Sipas skenarit të protestës, Ledri u tha se do të ketë një fjalim para qytetarëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion