Çfarë ndodhi?! Obama anulon festën me 700 të ftuar për 60-vjetorin e tij

Ish Presidenti amerikan Barack Obama ka anulluar festën e tij të 60 vjetorit, ku kishte të ftuar rreth 700 persona.
Mësohet se arsyeja e ketij vendimi është rritja masive e rasteve me COVID në mbarë vendin.
Obama mbushi 60 vjeç sot dhe kishte planifikuar një festë të madhe në Martha's Vineyard në Massachusetts këtë fundjavë, me më shumë se 700 të ftuar.
Por pasi varianti Delta ka çuar në një rritje të infeksioneve të reja, Obama ka njoftuar planet për të zvogëluar eventin.
Tani do të marrin pjesë vetëm miqtë dhe familja e ngushtë.
Zëdhënësi i tij tha se ky event ishte planifikuar muaj më parë, në përputhje me të gjitha udhëzimet e shëndetit publik.
Rastet ditore janë rritur në një mënyrë shumë të shpqjtë, ndërsa Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë njoftuar se maska duhet të mbahet përsëri në ambiente të mbyllura, si për të vaksinuarit ashtu edhe për ata të pavaksinuar.
Thuhet se Obama-t i kishin inkurajuar njerëzit që të testoheshin para se të merrnin pjesë, dhe u kanë kërkuar vazhdimisht njerëzve që të vaksinohen.


