Refuzoi të merrte vaksinën anti-COVID, grupi muzikor largon bateristin

Pjesëtari i Offspring, Pete Parada, bëri me dije se vuan nga sindroma Guillain-Barrè, përmes një postimi në Instagram, një sëmundje e sistemit nervor, dhe për këtë arsye nuk mund të vaksinohet.
“Për njerëzit si unë, rreziqet e vaksinës janë më të mëdha sesa të mirat. Unë e kam kaluar lehtë koronavirusin dhe jam i sigurtë që mund ta kaloj sërish pa problem. Por, sëmundjes që kam që kur isha fëmijë, nuk i mbijetoj dot nëse përkeqësohet.
Duke qenë se nuk mund ta përmbush dot detyrimin e vendosur nga industria muzikore, kemi vendosur që nuk është e sigurt që unë të bëj turne me grupin nëpër botë”, shkruan bateristi në Instagram.
Grupi Offspring ka vendosur që të largojë momentalisht bateristin, duke qënë se ai ka vendosur të mos vaksinohet.


