As tek Real Madrid dhe as tek Manchester United, gazetari italian zbulon të ardhmen e Ronaldos

Sport

As tek Real Madrid dhe as tek Manchester United, gazetari italian zbulon të

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në fitoren 1-2 që Juventusi siguroi përballë Udineses. Tre pikë të rëndësishme për bardhezinjtë e Andrea Pirlos, të cilët po garojnë për një biletë në Champions League.

Shumë është përfolur për një largim të CR7 nga “Zonja”, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë këtë verë. Rikthimi te Real Madrid apo Manchester United, kanë rënë si pista. Ylli portugez ka kontratë deri në verën e vitit 2022 me Juventusin.

Ronaldo kur luante me Sportingun

Gazetari i Sportmediaset, Claudio Raimodi thekson se 36-vjeçari ka vendosur të respektojë deri në fund akordin me klubin italian. Ai po bën të pamundurën për të ndihmuar ekipin në lidhje me objektivin Champions League.

E ardhmja? Gazetari italian zbulon se CR7 ka vendosur të mbyllë karrierën te Sportingu i Lisbonës, klubi ku hodhi hapat e para si futbollist. Ronaldo dëshiron të luaje dy vite me ekipin e zemrës, aty ku pritet të kthehet në verën e vitit të ardhshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion