Prerje kokë dhe pamje të frikshme, Tik- Tok “kryqëzohet” nga përdoruesit

Soft

Prerje kokë dhe pamje të frikshme, Tik- Tok

Një video në Tik- Tok ka shkaktuar trazira. Bëhet fjalë për klipin e postuar nga @mayenggo3. Fillimisht vajza kërcen, përpara se të shfaqet një video tjetër ku shihet një ekzekutim me prerje koke, nga persona që flasin spanjisht. Videoja është fshirë nga rrjeti social, por përdoruesit e tij kanë ngritur zërin që TikTok-u të bëjë më shumë kujdes për të ruajtur adoleshentët.

Një zëdhënës i TikTok kërkoi falje: “E vlerësojmë paralajmërimin e komunitetit tonë për një klip me pamje grafike që ka ardhur nga një faqe tjetër dhe që është futur në një video për TikTok.

Videoja është hequr shumë shpejt dhe sistemet tona po punojnë për bllokimin e ripostimit të kësaj videoje nga përdorues të tjerë”. Sipas rregullores së TikTok-ut, aplikacioni nuk lejon “përmbajtje shokuese, pamje të rënda, sadiste ose që promovojnë dhunë ekstreme apo vuajtje”./a2cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion