Kapen mbi 200 emigrantë të paligjshëm në Turqi
Lajmifundit
/
28 July 2021, 21:05
Bota

Roja bregdetare turke arrestoi mbi 231 emigrantë ilegalë, të cilët do kalonin përmes Detit Egje me anije peshkatarësh për të mbërritur në Greqi.
Emigrantët e kapur ishin nga Afganistani, Siria, Eritrea, Jemeni dhe Pakistani. Ata u arrestuan në afërsi të fshatit Ajvaxhik, jo larg ishullit grek Lezbos.
Po ashtu, në pranga ranë edhe dy kontrabandues, të cilët dyshohet se kanë marrë nga 5 mijë deri në 6 mijë euro për një emigrant.
Emigrantët shpesh e shfrytëzojnë Turqinë si rrugë transit drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht përmes Greqisë.


