Kanë 37-vite diferencë por kjo nuk i pengoi të dashurohen, njihuni me historinë e çiftit amerikan

Njihuni me çiftin që ka 37 vite diferencë, por dashuria e tyre nuk e ka parë këtë si pengesë. Bëhet fjalë për Cheryl dhe Quran, çifti amerikan që ka mahnitur të gjithë. Të ftuar tek Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Cheryl 61 vjeçare dhe se i dashuri i saj vetëm 24-vjeç, i ka falur të gjithë lumturinë e botës.
Ata rrëfyen se janë njohur 10 vite më parë kur Quran ishte 15-vjeç dhe punonte në një biznes që manaxhohej nga djali i Cheryl. Ndërkohë vite më pas u ritakuan në supermarket, e prej atij momenti jo vetëm që bashkëjetojnë, por edhe kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
“Ai erdhi pranë meje, më tha që jam e bukur dhe më këshilloi të mos dëgjoja mesazhet bullizuese që më vinin në rrjetet sociale”, u shpreh në një moment Cheryl. E ndërsa Bieta dhe të ftuarit e tjerë të pranishëm e pyetën çiftin për planet e së ardhmes, Quran pohoi se për momentin po shijojnë dashurinë e tyre dhe çdo gjë do të shkojë spontanisht. /TCH


