Mediat greke: Babis nuk del nga qelia se ka frikë, ai shkruan gjatë gjithë kohës në një fletore

Detaje të reja kanë dalë nga jeta e Babis Anagnostopoulos në burg, pasi vrau bashkëshorten e tij në maj. Mediat greke shkruajnë se 33-vjeçari nuk del në asnjë moment nga qelia, duke qëndruar i izoluar. Informacionet e para kanë treguar se piloti nukd el as në oborr dhe kjo sepse ka frikë të fotografohet.
Mediat greke kanë treguar se Babis mban me vete gjatë gjithë kohës një fletore ku shkruan me orët të tëra pa ndërprerje. Nuk dihet se çfarë ai shkruan aty, duke mos i ndarë me asnjë aty, përfshirë të burgosur apo edhe policsë.

Më herët është bërë me dije se Babis është distancuar nga të gjithë, duke qëndruar i ftohtë. Mësohet se ai ndalon së shkruari vetëm kur flet me avokatin e tij dhe kur nis punën e tij në mensën e burgut.

Babis vrau brutalisht bashkëshorten e tij, Carolina, vetëm 20-vjeçe, duke lënë pas vajzën e tyre, 2-vjeç.


