Horror në Meksikë, gjenden më shumë se 3500 fragmente kockash në shtëpinë e një kasapi

Bota

Horror në Meksikë, gjenden më shumë se 3500 fragmente

Hetuesit kanë zbuluar gjatë gërmimeve nën shtëpinë e një personi të dyshuar si vrasës serial në dalje të Meksiko Sitit deri më tani rreth 3,787 fragmente kockash, të cilat mesa duket i përkasin 17 viktimave të ndryshme.

Prokurorët dyshojnë se gjetjet nuk do të përfundojnë aty. Gërmimet kanë nisur me datën 17 maj në dyshemenë e shtëpisë ku jetonte i dyshuari. Ata do të fillojnë të gërmojnë dhe shtëpitë e tjera që ai kishte marrë me qira.

Në shtëpinë e mbushur me plehra u gjendën kartat e identitetit të personave që ishin zhdukur prej vitesh, çka tregon se vrasjet kishin vite që kishin filluar.

Fragmentet e kockave tregojnë që kufomat janë prerë në copëza të vogla. Ky mund të jetë një supozim logjik, pasi i dyshuari, që identifikohet nga prokuroria me emrin “Andres”, ka qenë më parë kasap.

Autoritetet nuk e kanë bërë publik emrin e 72-vjeçarit, pasi në Meksikë identiteti i të dyshuarve mbrohet me ligj. Viktima e tij e fundit ishte një grua 34 vjeçare, trupin e së cilës ai e dyshohet se e ka copëtuar me sharrë hekuri dhe thikë kasapi.

Ai u zbulua pasi gruaja në fjalë ishte bashkëshortja e një polici, të cilin i pandehuri e njihte personalisht. Ky i fundit e kishte shoqëruar viktimën për të bërë Pazar dhe pas kësaj ajo ishte zhdukur.

Bashkëshorti fillon të dyshonte te “Andres” kur ajo nuk u kthye.

Kamerat e sigurisë treguan që gruaja ishte futur në rrugicën ku ai jetonte, por nuk kishte dalë më.

Polici shkoi në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjeti trupin e copëtuar të bashkëshortes aty.

Pas hetimeve të mëtejshme policia gjeti veshje, karta identiteti, foto dhe video të cilat sugjerojnë se ai i kishte filmuar viktimat e tij.

Prokuroria po punon ende për të identifikuar viktimat me anë të analizave të ADN-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion