I dënuar për trafik drogë në Itali, arrestohet 47-vjeçari me tre emra në Tiranë
Lajmifundit
/
6 Gusht 2021, 11:32
Aktualitet

Një 47-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
47-vjeçari përdoret tre emra, Kreshnik Budlla, Besnik Farruku dhe Sokol Koci, banues në Durrës, i cili është dënuar në Itali për trafik droge. Gjykata e Apelit në Ancona, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

