Pasojat pas zjarrit në Greqi, eksperti: Në ajër ka grimca kanerogjene

Profesori grek Panagiotis Bechrakis ka komentuar së fundmi zjarret në Greqi, duke ngritur alarmin. Ai ka treguar se zjarri ka lëshuar grimca të tymit që qëndrojnë në ajër, që sipas tij, janë kancerogjene.
“Këto mikro-grimca të prodhuara nga zjarret në pyje janë shumë toksike dhe duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai. Më tej profesori tha se grimcat në fjalë arrijnë në systemin e frymëmarrjes, duke prekur të gjithë organet e turpit. Sipas tij, nëse ndodh kjo, mund të ndikojnë në frymëmarrje dhe në qarkullimin e gjakut. Profesori vijon më tej, duke treguar pasojat e këtyre grimcave, duke nisur nga hipertensioni, aritmi, probleme koronare e deri në kancer, rithekson ai.

Për të shmangur disi këtë situatë, ai rekomandoi që fëmijët të qëndrojnë të mbyllur, gjithashtu edhe gratë shtatëzanë.


