Izraeli miraton planin e Netanyahu-t për pushtimin e Gazës, 5 kushtet që janë vendosur për t’i dhënë fund luftës

Kabineti i sigurisë së Izraelit ka miratuar planin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të marrë kontrollin e plotë të qytetit të Gazës dhe për të vendosur rrethim të rreptë ndaj Hamasit. Plani parashikon zhvendosjen e të gjithë civilëve palestinezë drejt zonave të tjera deri më 7 tetor dhe garantimin e ndihmës humanitare jashtë zonave të luftimeve.
Pesë kushtet e vendosura për përfundimin e luftës:
1. Çarmatimi i Hamasit
2. Kthimi i të gjithë pengjeve
3. Demilitarizimi i Rripit të Gazës
4. Kontrolli i sigurisë nga Izraeli
5. Krijimi i një qeverie civile alternative pa Hamasin dhe Autoritetin Palestinez
Opozita izraelite ka reaguar ashpër. Yair Lapid e quajti planin “një katastrofë” që bie ndesh me qëndrimin e ushtrisë dhe paralajmëroi pasoja të rënda ushtarake, financiare e diplomatike. Yair Golan tha se vendimi është “një dënim me vdekje për pengjet” dhe se brezat e ardhshëm do të paguajnë çmimin.
Ndërkohë, situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet. Katër persona të tjerë kanë vdekur nga uria, duke e çuar në 197 numrin e viktimave të rrethimit izraelit, përfshirë 96 fëmijë. Sipas OBSH, mbi 12 mijë fëmijë nën 5 vjeç janë të kequshqyer rëndë.


