Fadroma ndërhyn në Shkodër për lirimin e hapësirave publike, Rama: Në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare

Në Shkodër ka nisur operacioni për çlirimin e hapësirave publike, si pjesë e një fushate që po zhvillohet edhe në qytete të tjera të vendit. Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga ndërhyrja me fadromë, duke theksuar se kjo është pjesë e programit të ri “Rilindja Urbane 2.0”.
“Me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, i hapet rrugë një programi të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare dhe Shqipërisë 2030 në BE”, shkroi Rama, duke uruar qytetarët për një ditë të qetë.
Operacioni synon të rikthejë hapësirat publike për përdorim nga komuniteti dhe të rrisë cilësinë e mjediseve urbane.


